Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Historia e Muzeut

Muzeu e Paleontologjise dhe Paletnologjise te Maglie-sMuzeu Civik i Paleontologjise dhe Paletnologjise te Maglie-s i ngritur ne vitin 1960 nga Grupi Speologjik Salentin, nje ent moral i formuar ne vitin 1955 ne Maglie u njoh me nje dekret nderministror ne 1965 si nje nga muzete e vegjel jo shteterore.

Ne saje te perkrahjes te forte nga Instituri Italian i Paleontologjise Njerezore si dhe nga figurat e Gian Alberto dhe Alberto Carlo Blanc ky muze ishte fruti i nje aktiviteti kerkimi ne territor i drejtuar nga te apasionuar lokale dhe nga specialiste italiane ndermjet te cileve spikatin dy vellezerit Blanc, Antonio Lazzari, Paolo Graziosi, Antonio Radmilli si dhe Giuliano Cremonesi.

I dedikohet eskluzivisht koheve te ndryshme te prehistorise dhe se bashku me koleksionet e tij, rezultat te nje kerkimi kryesisht te bazuar ne germime e bejne kete muze si referaten e vetme shkencore dhe kulturore ne llojin e tij ne nje territor te gjere te Italise mesdhetare si dhe mete e shume eskursioneve shkollore qe vijne nga Puglia, Basilicata dhe Campania. Prania e materialeve fauniste te Pleistogjenit te Siperm (120.000 – 10.000 vjet me pare) te ruajtur ne gjendje shume te mire e ben dhe nje nga etapat kryesore dhe te domosdoshme te studenteve dhe studiozet te ketij sektori te ardhur nga Italia dhe nga jashte.

Protagonist kryesor i kesaj bote shume antike eshte Njeriu, me instrumentet prej guri dhe kocke te periudhes te Paleolitit dhe te Sapiens sapiens qe vijne nga depozitat thelbesore per studimin e Paleolitit te siperm te pjeses mesdhetare te Italise si, Shpella Romanelli, Cattiè di Maglie si dhe kalket e manifestimeve artistike me antike qe pasuroje permbajtjen duke dhene qarte etapat kryesore dhe zhvillimet e tyre.
Manufaktet prej qeramike dhe prej guri te agrikoltoreve te pare te Neolitit dhe etnive tribale te mepasshme qe i gjejme ne zonen e liqenjve Alimini, S. Maria della Grotta di Presicce, germimet ne Maglie dhe Scorrano, la Falconiera di Supersano dhe shume vendgermime te tjera te Salentos na futin ne jeten e perditshme te njeriut qe jetonte ne ate kohe duke lene pas gjurmet e riteve funerare, shenjterine e ujit dhe te tokes dhe ne miqesine e gjate me lundruesit mikenas.

I gjithe kalimi kohor eshte i ritmuar me rikosntruksione grafike te kafsheve te medhaja te te shkuares dhe nga shenjat e lena nga njeriu rreth 6000 vjet me pare ne skenarin e mrekullueshem te Shpelles Cervi ne Porto Badisco. Stacione multimediale, sirtare per te hapur, vrima ne te cilat te zhbirosh dhe panele didaktiko-divulgative te perfshijne ne kete udhetim te apasionuar mbrapsh ne kohe ne zbulimin e nje Salentoje parahistorike plot me mistere dhe bukuri.

Qe nga 1999 ripercaktimi i hapesirave ne katin perdhe te Pallatit Sticchi ne Via Vittorio Emanule, kerkon te ekzaltoje rolin e Muzeut te Territorit qe keta studioze donin te percaktonin qe nga lindja e tij. Bashke me Biblioteken Komunale te F. Piccino perbejne kompleksin kulturor-qytetar te quajtur Alca.
Ky kompleks ruan nje nga repertet e ardhura nga territoret e Salentos te poshtem duke treguar nje histori qe shkon pertej kufijve administrative te Maglie-s.

 « Home | Seksionet »

« Qershor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri